Brenda tre ditëve të fundit janë mbyllur 28 pikat të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj.
Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale të AKU-së kanë përqendruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit.
Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve.
Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standardeve të parashikuara me ligj.
Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj.
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...