Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ishte Komisioni i Rithemelimit që njoftoi një ditë më parë përmes Edi Palokës mbledhjen e këtij organi.
Këshilli i ri Kombëtar u zgjodh në Kuvendin e 30 prillit, i organizuar nga “Rithemelimi” dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Paloka bëri të ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.
Po ashtu ai tha se do të mbajnë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Sakaq, Kuvendi i 30 prillit duket se e ka thelluar edhe më shumë çarjen mes palëve në selinë blu, ndonëse pas 6 marsit pati tentativa dhe retorikë për bashkim.
“Rithemelimi” nuk e njeh Enkelejd Alibeaj si kryetar të grupit parlamentar, pasi votuan për ta shkarkuar në Kuvend. Për rrjedhojë deputetët që mbështesin këtë palë dhe që janë pjesë e komisionit bojkotuan dje mbledhjen e thirrur nga Alibeaj për të diskutuar çështjen e presidentit.
Lexo edhe: Nesër Këshilli Kombëtar i thirrur nga Rithemelimi, Alibeaj: Nuk ka mbledhje nesër, janë institucione paralele
Edi Paloka tha se Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund përcaktojë qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do të ketë mbledhje të Këshillit dhe e cilësoi si institucion paralel. g.v/abcnews.al/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...