Këshilli i Legjislacionit u mblodh këtë të martë për të diskutuar nën për nen propozimet e opozitës për ndryshimet kushtetuese në pjesën ku flitet për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Amendimet e Partisë Demokratike mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, propozojnë shkarkimin e menjëhershëm të Arta Markut, që opozita thotë se është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe pa kaluar procesin e vettingut.
“Duhet t’i ndërpresim mandatin kryeprokurores. Askush nuk e di nëse kryeprokurorja aktuale e kalon vettingun”, deklaroi Bylykbashi.
Zgjidhja, sipas deputetit demokrat është ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më pas zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm, pasi të ketë kaluar vettingun.
“Ky është një test për mazhorancën nëse e do drejtësi të pavarur apo jo”, vijoi Oerd Btlykbashi.
Ulsi Manja nga socialistët foli për një vakancë të Kushtetutës sa i takon dispozitave tranzitore në rastin e zgjedhjes së kryeprokurorit.
“Shqipëria sot ka Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur sipas Kushtetutës, që ushtron detyrën deri në zgjedhjen e prokurorit të ri konform Kushtetutës. Nuk jemi në konflikt me Kushtetutën. Kuvendi është në respektim të Kushtetutës dhe të ligjit. Dispozita tranzitore e Kushtetutës nuk e ka zgjidhur rastin e vakancës së krijuar në mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, siç e ka zgjidhur për organet e tjera kushtetuese. Këtë e ka bërë ligji numër 97, 2016 për prokurorinë”, u shpreh ai./Top Channel
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...