Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp, teksa pritet vendimi i tyre nëse do të ketë apo jo lehtësim të masave kundër COVID-19 gjatë muajit të Ramazanit, që fillon këtë të martë.
Më herët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik për shtyrje të orës policore deri në orën 22:00, por kërkoi gjithashtu edhe shtim të kujdesit.
Ditët e fundit kemi pasur ulje të rasteve të reja dhe viktimave, ndërsa nga nisja e pandemisë Shqipëria numëron 128,155 të infektuar dhe 2,310 viktima. /Ora News/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...