Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi në qytetin e Shkodrës 2 kryeministrat zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama tha se nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendeve ku mes tyre ishte dhe hapja e pikës kufitare në Zogaj.
“Lehtësim të shkëmbimeve tregtare me reduktim të tarifave dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë e shumëkërkuar prej vitesh do të jetë një burim më shumë i ndërveprimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Do analizojmë dhe hapjen e një pike tjetër kufitare.
Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi ne do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm”, tha kreu i qeverisë Rama./tvklan.al
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...