Opozita në Këshillin Politik ka dorëzuar kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR-it.
Këshilli Politik është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi çështjet e mbetura pezull të ‘Zgjedhores’, ku kanë mbërritur përfaqësuesit e opozitës Oerd Byklykbashi e Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari dhe përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri.
Opozita në Këshillin Politik ka dorëzuar kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR-it, pasi ky i fundi rikonfirmoi gatishmërinë për të dhënë asistencë ndaj tyre.
Të dy palët politike kanë dhënë propozuar kërkesa, pas mbledhje së tre ditëve më parë. Në kërkesë theksohet se nëse palët nuk i qëndrojnë marrëveshjes dhe i imponojnë njëra-tjetrës akte të njëanshme, Këshilli Politik e humbet funksionin e tij.
Kërkesa e Opozitës:
Tiranë, më 18.09.2020
Drejtuar: Këshillit Politik, Të nderuar kolegë,
Këshilli Politik është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Marrëveshjes Politike të 14 Janarit 2020 dhe në themel të tij ka konsensualitetin. Zbatimi i plotëdhe joselektiv i kësaj marrëveshje garanton githëpërfshirjen në realizimin e një Reforme Zgjedhore konsensuale. Nëse palët nuk i qëndrojnë marrëveshjes dhe i imponojnë njëra-tjetrës akte të njëanshme, Këshilli Politik e humbet funksionin e tij. Marrëveshja e 14 Janarit 2020përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve.Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus.
Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe tëformulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, ështëi papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor.
Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut, diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dhe atë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garën zgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet e Kodit Zgjedhor nëfuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës.
Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrë të njënashme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndesh me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara një mosdakordësie. Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it dhe tëpranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhje tëpranueshme. Për këtë qëllim, në përputhje me pikën 2, paragrafi i tretë, të Marrëveshjes për kornizën e bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore të 14 Janarit 2020, në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’ikërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e njëzgjidhje tëpranueshme për palët, në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për dërgimin pa vonesë të kërkesës për asistencë, në mënyrë që Këshilli Politik të përmbushë në kohë detyrën e tij.
Me respekt,
ANËTARËT E KËSHILLIT POLITIK
Përfaqësues të Opozitës së Bashkuar
Oerd Bylykbashi Petrit Vasili
Kërkesa e Opozitës në Këshillin Politik/TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...