Mbizotërojnë kazinotë në Shkodër, version i shëmtuar i Las Vegas

15:51 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Në sheshin “2 Prilli” në Shkodër ka aq shumë subjekte që ushtrojnë aktivitetin tregtar me lojëra fati, sa që ngjan një imitim i shemtuar i Las Vegasit.
Ndërkohë, në qendër të qytetit, pavarësisht shqetësimeve të komunitetit, lojërat e fatit nuk janë zhvendosur.

Prej kohësh në Shkodër, përveç humbjes së parave, lojërat e fatit fajësohen nga opinioni si shkaktarë të një zinxhiri pasojash në familje, nga përdorimi i alkoolit, dhuna në familje, e deri te divorcet.

Ekspertët kanë sugjeruar disa zgjidhje, ndër të cilat edhe heqja e tabelave identifikuese të lojërave të fatit.

Në kundërshtim me ligjin, lojërat e fatit në Shkodër funksionojnë jo vetëm pranë njëra-tjetrës, por edhe pranë institucioneve arsimore e objekteve të kultit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme