Rruga dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Kashar është mbjellë e gjitha me pemë. Bashkia e Tiranës, falë edhe kontributit të Raiffaisen Bank, mbolli 500 pemë të mëdha panje, të cilat do të ulin nivelin e ndotjes që shkaktojnë jo vetëm makinat, por edhe ndërmarrjet industriale që funksionojnë në zonë.
Aksionit të mbjelljeve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi përgjegjësinë sociale që kompanitë apo sipërmarrjet private tregojnë, duke kontribuar për të patur një qytet më të mirë dhe të jetueshëm shkruan Top Channel
“Jam sot në një ditë me diell pas shirave, që është momenti ideal për të mbjellë pemë dhe në këtë ditë ideale kemi disa miq idealë, që janë miqtë tanë nga Raiffeisen Bank, të cilët na kanë dhuruar 500 pemë panje, të cilat do qëndisin të gjithë rrugën dytësore të autostradës. Një rrugë, e cila konsumon një pjesë të madhe të ndotjes, për arsye pune të njerëzve që transportojnë mallra dhe që kanë gjithë bizneset në zonën Tiranë-Kashar, ka nevojë që për çdo makinë që kalon këtu, të kemi një pemë. Besoj se miqtë tanë me një përgjegjshmëri sociale të jashtëzakonshme na kanë ndihmuar me kënde lojërash, me çerdhe, kopshte, tani me 500 pemë të reja; janë donatorë përsëritës, pra çdo vit e rrisin kontributin e tyre”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i bëri thirrje qytetarëve, bizneseve dhe çdo kujt tjetër që të shfrytëzojë ditët që kanë mbetur dhe të dhurojnë pemë për të patur një qytet më të mirë nesër. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin pemë pas shirave që na ndihmuan sepse toka është ideale. Kush e ka lënë për në fund këtë punë, këto janë ditët, ndaj për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar, qofshin kompani, biznese, shoqata, administratorë pallati, grupe banorësh apo edhe familjarë që e kanë bërë këtë për një ditëlindje apo për të kujtuar të afërmit e tyre, ky është momenti. Janë ditët e fundit ku ne duam të kapim dhe tejkalojmë rekordin tonë dhe dua posaçërisht të falenderoj Raiffeisen Bank për një kontribut fantastik për qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen, Christian Canacaris falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin jo vetëm në mbjelljen e pemëve, por edhe në shumë projekte të tjera. “Ne dhamë kontributin tonë me mbjelljen e 500 pemëve përgjatë autostradës, të cilat ndikojnë realisht në krijimin e hapësirave të gjelbra dhe duam po ashtu që të vazhdojmë të japim kontributin tonë të mëtejshëm në përmirësimin e mjedisit. Falë kryebashkiakut, kemi marrë përsipër edhe angazhimin tonë social, duke ndihmuar njëkohësisht edhe komunitetin. Kemi bashkëpunuar në mjaft projekte me Bashkinë e Tiranës dhe do të vijojmë të japim këtë kontributin edhe në të ardhmen”, tha Canacaris.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...