Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ndodhen në Farkë në mbjelljen e 1 mijë pemëve në ditën e “”Frymëmarrjes për të ardhmen”, një projekt i inicuar nga presidenti turk, Recepp Tayyp Erdogan.
“Mbjellja e 1,000 fidanëve në ditën e ‘Frymëmarrjes për të ardhmen’, iniciuar nga qeveria e Turqisë në shumë vende të botës”, tha Veliaj.
“Sot në Tiranë jemi së bashku në të njëjtën orë me një numër të konsiderueshëm të vendeve të tjera për të mbjellë në liqenin e Farkës. 1 mijë pemë në një proces ku Tirana ka qenë në vijën e parë me një ndërprerje të vogël. Jam shumë krenar që sot ne shohim frutet e prekshme të maratorumit të vendosur disa vite më parë që ka ndaluar prerjen e pyjeve përveçse për nevojat e popullsisë në zona të caktuara, ka ndaluar dhe gjuetinë. Kemi një ripërtëritje të vazhdueshme dhe të faunës. Shumë faleminderit për këtë nismë dhe për praninë e vetë ambasadori një mik i mirë i shqiptarëve siç është padyshim i tillë edhe Erdogan”, tha Rama.
Gjithashtu gjatë pranisë në Farkë, kryeministri ka marrë një dhuratë nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, një pare të vjetër osmane.
“Dua tu falënderoj për pranimin e ftesës tonë e cila i është kushtuar një vëmendje të veçantë programit që vazhdon të jetë nën vëzhgimin e Erdogan. Ky projekt është një projekt që është filluar nëpërmjet iniciativës kryesore të Erdogan vitin e kaluar dhe tashmë siç po e shikojmë në këtë manifestim e cila përhapet dalëngadalë në të gjitha vendet e rajonit. Po zbatohet në 30 shtete të botës”, tha ambasadori./TCH
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...