Google ADS

Mbi njëmijë raste me COVID-19 në Shqipëri brenda një dite

18:35 | 17 Korrik 2022
K.B

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve mbetet i lartë.

Nga 2,115 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1,062 qytetarë.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 9,564 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

768 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë. /arbresh.info/

Statistika (17 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1062

Të shëruar në 24 orë 768

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2115

Testime totale 1,884,392

Raste pozitive 296,305

Raste të shëruara 283,224

Raste Aktive 9,564

Humbje jete 3,517

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme