Ardhja e turistëve të huaj këtë vit duket se ka nisur më herët duke dhënë shpresa se ky do të jetë një sezon i mbarë turistik.
Kjo ka qenë më e dukshme në sitet e njohura turistike në qarkun e Fierit e veçanërisht në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.
Janë me qindra vizitorë të përditshëm në grupe apo familjare që vizitojnë qytetin antik, objektet e kultit që ndodhen brenda tij si edhe shijojnë bukurinë e natyrës në këtë stinë.
Madje turistët e huaj janë bërë më të shpeshtë edhe brenda në qytet.
Dy turistë gjermanë të cilët udhëtojnë më biçikleta japin përshtypjet e tyre të para nga Shqipëria dhe vendet e vizituara.
“Ajo që më bën më shumë përshtypje janë njerëzit. Janë shumë të sjellshëm dhe të hapur. Gjatë udhëtimit kemi tokur dorën me shumë njerëz, fëmijët na përshëndetin. Natyra është e bukur, do shohim si do shkojë udhëtimi deri në fund. Patjetër që do t’jua sygjeronim si vend edhe shokëve tanë”,-tha Dominik Drexler.
“Pardje erdhëm në Shqipëri. U nisëm nga Greqia me biçikleta për të ardhur në Fier. I gjithë udhëtimi ishte me biçikletë. Natyra nga sa kemi parë deri tani është shumë e bukur. Lumi Vjosa ishte diçka fantastike ndërsa edhe ky qytet na duket mjaft tërheqës,”-tha Haicom Wrust.
Është fakt tashmë se sezoni veror nis më herët duke sjellë me vete më shumë gjallëri dhe aktivitet ekonomik në zonat turistike të qarkut të Fierit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...