Mbi 600 të helmuar, protestë në Krujë, banorët: Ujësjellësin e bënë me tuba nafte dhe morën lekët

15:06 | 30 Tetor 2021
A. B.

Një grup qytetarësh protestuan mesditën e sotme në Krujë përpara bashkisë së qytetit për shkak të problemit me ujin e pijshëm, që solli helmimin e më shumë se 600 prej tyre.

Deri tani, dyshimet ishin se helmimi erdhi si pasojë e përzierjes së ujërave të zeza me ujërat e bardha, por banorët japin një tjetër pistë.

Sipas tyre shkak kanë qenë tubat e impiantit të ri, të cilat “nuk janë blerë të reja, por janë marrë nga uzina e naftës në Ballsh ose miniera në Bulqizë”.

Më poshtë gjeni videon e protestës:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme