Google ADS

Mbi 600 persona po trajtohen nëpër spitale

12:37 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Mbi 600 persona po trajtohen nëpër spitale nga lëndimet e marra në tërmetin vdekjeprurës në Shqipëri.

Tre persona në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar 13 viktima, pas tërmetit në mëngjesin e sotëm.

Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore.

Në Shqipëri e Bosnjë po vazhdojnë të ndihen dridhje të tokës.

Që nga ora 10:20 janë ndjerë edhe katër tërmete të tjera dy në Bosnjë e dy në Shqipëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme