Katër mujori i parë i këtij viti numëroi 64,326 vizitorë në parqet arkeologjike të Shqipërisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se kjo shifër është 69% më e lartë se vizitueshmëria në 4-mujorin e parë të 2023-shit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, ministri kujtoi gjithashtu edhe orarin zyrtar në të gjitha parqet tona arkeologjike, i cili gjatë sezonit (maj-tetor) është më i zgjatur: nis çdo ditë në ora 9 dhe përfundon në 19:00.
Rritja e vizitueshmërisë në parqet arkeologjike ashtu edhe nëpër institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore, ka ardhur gjithnjë në rritje ashtu si edhe rritja e numrit të turistëve në vend.
Parqet arkeologjike janë hapësira ku natyra e bukur shqiptare ndërthuret me trashëgiminë kulturore. Dhe shifrat tregojnë se nga viti në vit vizitorët, shqiptarë e të huaj po kuptojnë vlerat që përcjellin hapësira të tilla.
Kalatë historike të Shqipërisë, muzetë dhe parqet falë restaurimeve të kryera viteve të fundit janë kthyer në atraksione tërheqës për turistët vendas dhe të huaj./Telegrafi/
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...