Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate, ka bërë një bilanc të situatës aktuale nga zjarret në vend, duke bërë të ditur se aktualisht janë në terren mbi 500 forca ushtarake, si dhe zjarrfikëset.
Ndërkohë, situata më shqetësuese paraqitet në Gjirokastër, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatin Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo.
Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes
Në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vijuar të jetë aktiv zjarri. Në vendngjarje ndodhen 521 forca ushtarake, dhjetëra nga pushteti vendor si forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile, 50 mjete. Po punohet për fikjen e flakëve edhe nga ajri me helikopterë të FA dhe të kontraktuar.
Një vatër zjarri është zhvilluar në Himarë, Livadhë rreth orës 11:00. 15 efektivë të Bashkisë Himarë po e mbajnë nën kontroll situatën.
Në qarkun e Shkodrës, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës. Forcat e Shërbimit vendor i MZSH Vau Dejës së bashku me forcat pyjore dhe banorë nga komuniteti po punojnë për shuarjen e vatrës, e cila është problematike, pasi po favorizohet nga erërat. Deri tani janë djegur 10 ha kullotë, ndërsa situata është në monitorim.
Në bashkinë Gjirokastër zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatin Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Është raportuar një humbe jete dhe një e plagosur. Puna në terren vijon me të gjitha kapacitetet e qarkut Gjirokastër (MZSH Gjirokastër, Dropull, Tepelenë, Libohovë, Përmet), bashkia Sarandë dhe mjete të FA. Po punojnë forca zjarrfikëse, Policia Shtetit, Forca të emergjencave civile, Forca të Armatosura, urgjenca mjekësore me 5 autoambulanca. Po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri me helikopterë.
Po ashtu është riaktivizuar vatra në kodrat e fshatit Qesorat, njësia administrative Lunxhëri, bashkia Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar 6 zjarrfikës me 2 mjete dhe situata po ndiqet me seriozitet./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...