Google ADS

Mbi 50 persona kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës, dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm

19:16 | 7 Korrik 2024
E.H

Mbi 50 numri i persona janë paraqitur sot në spitalin e Bulqizë në Shqipëri për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm. Mjekët thonë se dyshohet për Gastroenterit akut.

Ndërsa qytetarët kanë nisur të marrin ndihmën e nevojshme, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme