Mbi 45 kg kokainë nga Brazili në portin e Durrësit, në pranga një shqiptar i Kosovës e një agjent doganor nga Tirana

09:20 | 16 Qershor 2022
E.H

Mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Tranziti”, u sekuestruar 45.5 kg kokainë në një kontejner në Portin e Durrësit që vinte nga Brazili.

Për rastin, deri më tani njoftohet se janë vënë dy persona.

Në pranga u vu, 30-vjeçari A. F., banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si dhe E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

Kujtojmë se sasia e kokainës vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, dhe siç njoftohet u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Kontejneri ku ndodhej lënda narkotike ishte i mbushur me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të kryer, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme