Edhe pse intensiteti i reshjeve të shiut është ulur, në qarkun e Shkodrës vijojnë problematikat e përmbytjeve.
Rritja e lumit Buna ka sjellë përmbytjen e hyrjes së qytetit si pasojë e daljes jashtë funksionit të sistemit të kanalizimeve.
Në ujë aktualisht janë mbi 3550 ha tokë e përmbytur.
Situatat në disa zona të Shkodrës:
Situata e përmbytjeve në Nj A Velipojë sot më 12.02.2021, ora 08:00
-Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Reç i ri
– Nuk ka shtëpi të përmbytura.
– Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.
– Ka furnizim me energji elektrike.
– Qendrat shëndetësore në gatishmëri.
– Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.
Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021
Ka rënie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.
1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).
Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.
Shtëpi të përmbytura 8.
Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)
Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.
Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.
Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).
Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Qendrat shendetësore në gatishmëri.
Energji elektrike ka në të gjithë zonën.
SPZ e zonës në gatishmëri.
UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.
E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).
Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.
Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).
Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).
Fshati ObotT në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.
Situata mbetet shumë e rënduar.
Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021
Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.
1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.
Shtëpi të përmbytura 9.
Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.
Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.
Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
SPZ e zonës në gatishmëri .
Qendrat shendetësore në gatishmëri
Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare. /TCH/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...