Kalaja është simboli i qytetit të Gjirokastrës, i cili përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Ndërsa fluksi turistik ka përfshirë gjithë zonën e Gjirokastrës, kalaja mbetet destinacion i preferuar.
Statistikat e publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Gjirokastrës flasin për rritje me më shumë se 20.73 për qind të vizitorëve në këtë kala.
Ishin 262 972 vizitorë për vitin 2024 që panë nga afër dhe u mahnitën nga struktura dhe peizazhet që ofron kalaja e Gjirokastrës si pjesë e vizitave turistike.
Mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.
Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Simboli kryesor i qytetit është kalaja, e lidhur ngushtë me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër, rreth 370 m mbi nivelin e detit./rtk
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...