Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës kanë rënduar edhe më tej situatën e përmbytjeve kryesisht në veri të Shqipërisë. Të dhënat fundit tregojnë për qindra banesa të përmbytura, dhjetëra familje të evakuuar dhe mijëra hektarë tokë nën ujë.
Situata më e rëndë paraqitet në Bashkinë Shkodër, ku të hënën mbi 2400 hektarë tokë ndodhen nën ujë.
Vetëm në njësinë administrative Ana e Malit rreth 1000 hektarë është e përmbytur, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë. Në rrugën e Obotit niveli i ujit arrin rreth 70 cm. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve ka dalë jashtë funksionit.
Përmbytje ka edhe në njësinë administrative Dajç, Velipojë dhe Guri i Zi. Sipas autoriteteve, janë 32 familje të evakuuara me gjithsej 139 persona. Dy familje janë akomoduar në konviktet e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër nëpër të afërm. Ndërsa 540 banesa janë me prani te ujit. Vijojnë operacionet e evakuim-shpëtimit ne lagjet Kuq, Ajasem dhe Bërdicë.
Segmenti Dedaj- Bogë në kilometrin 5 dhe 13 si rezultat i daljes së dy përrenjve nga shtrati është ndaluar qarkullimi i mjeteve. Po ashtu, edhe ai Shkodër-Lezhë tek harku i Bërdicës vazhdon të jetë i bllokuar nga uji.
Në Malësi të Madhe dy banesa rezultojnë të përmbytura, ndërsa në atë të Vaut të Dejës 10 familje. Afro 1711 hektarë tokë bujqësore është nën ujë.
Lumi Gjadër vazhdon të mbetet problematik, po ashtu rrezikohet shembja e urës Gjinaj qe lidh aksin kryesor rrugor të fshatit.
Probleme janë evidentuar edhe në Lezhë, 18 banesa dhe mijëra hektarë tokë ndodhet nën ujë.
Në Bashkinë Krujë rezultojnë të përmbytur 150 hektarë tokë si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm. Probleme ka edhe në zonën e Kënetës në Durrës.
Po ashtu linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike janë dëmtuar në veri të vendit, por edhe në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër. Për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Në qytetet bregdetare për shkak të motit të pafavorshëm është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese deri në 22 Nëntor./Tv Klan/
Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Is...
Avokatja e Millosh Pleskoviqit: Nuk kemi asnjë provë që ai k...
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kameni...
Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Afrim Zhitia
Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën...
Kurti jep detaje për ditën e parë të qëndrimit në Zvicër