Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Evropiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Evropian për Migrimin.
Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe për emigrimin e lartë të shqiptarëve, Italia dhe Greqia janë kryesoret në Evropë për numrin e lartë të lëshimit të nështetësive për shtetasit shqiptarë.
Ndërsa referuar të dhënave të “Eurostat”-it, për pesë vitet e fundit mbi 213 mijë shqiptarë fituan shtetësinë në një vend të Bashkimit Evropian, raporton VOA.
Sipas raportit vjetor mbi migrimin dhe azilin në Evropë, 6920 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil gjatë vitit 2023 në një vend të Bashkimit Evropian.
Shqiptarët kryesojnë në vitin 2023 listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nga numri i azilkërkuesve në Evropë dhe renditen edhe të pestët në Evropë pas turqve, gjeorgjianëve, rusëve dhe ukrainasve.
Ndërkohë, sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen të dytët në Evropë pas ukrainasve për nga numri i refuzimeve të hyrjes në një vend të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2023.
Rreth 13855 shtetas shqiptarë që përbëjnë 11.6% të refuzimeve pasojnë rreth 18330 shtetas nga Ukraina, që iu refuzua hyrja në një vend të Bashkimit Evropian vitin e shkuar.
Sipas raportit shqiptarët renditen të dytët pas gjeorgjianëve edhe për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend evropian në një vend të tretë gjatë viti 2023.
Sipas raportit 7870 shtetas shqiptarë që përbëjnë 8.5% të kthimeve pasojnë 10 390 gjeorgjianë që kryesojnë listën e vendeve për kthimet e detyruara të migrantëve jo të rregullt nga vendet evropiane.
Ndërkohë raporti për migrimin dhe azilin thotë se rreth 76 mijë shqiptarë janë evidentuar në marrjen e lejeve të reja apo të një statusi ligjor të qëndrimit gjatë vitit 2023 në vendet e Bashkimit Evropian.
Raporti nuk përfshin migrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe që doli nga Bashkimi Evropian.
Vetëm gjatë vitit 2022 sipas autoriteteve britanike 12658 emigrantë nga Shqipëria u futën në mënyrë të parregullt në Britaninë e Madhe kryesisht nga Kanali La Manshit me varka të vogla.
Të dhënat britanike për periudhën shtator 2022 – shtator 2023, tregojnë se Britania e Madhe përjetoi një rritje të konsiderueshme në kthimet e detyruara të shtetasve të huaj që arritën në 5,506 persona, nga të cilët shqiptarë, përbëjnë mbi gjysmën (52%) të kthimeve të detyruara.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...