Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e plotë 223 shtetasve përgjatë javës së kaluar në operacione të ndryshme policore në të gjithë Shqipërinë.
Policia u shpreh gjithashtu se janë proceduar penalisht 291 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 33 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
“Janë kapur 31 persona të shpallur në kërkim, nga këta 29 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar”, njofton Policia e Shtetiti.
Sipas tyre, gjatë javës janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit.
Policia ka shtuar se në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 402 leje drejtimi.
“Janë arrestuar 67 persona: 46 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, sqaron policia. /Telegrafi/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...