Google ADS

Mbi 2 milionë vaksinime në Shqipëri, 17,783 raste aktive me COVID

13:38 | 14 Janar 2022
A Z

2,510. 426 vaksinime në total janë kryer në vendin tonë, që nga nisja e procesit të vaksinimit një vit më parë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm një ditë më parë janë kryer 8155 vaksinime.

Ndër të tjera theksohet se, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit, ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

kujtojmë se aktualisht në vendin tonë janë 17,783 raste aktive, ndërsa 205,560 janë shëruar.

Kurse numri i personave që nuk e fituan dot betejën me armikun e padukshëm është 3,255.

Në spitale po marrin trajtim mjekësor 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar./tch

Të ngjashme