Google ADS

Mbi 120 mijë qytetarë nga Maqedonia kaluan pushimet në Shqipëri

01:22 | 29 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Këtë verë në Shqipëri kanë pushuar shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Në periudhën korrik- gusht këtë vit përmes vendkalimit Qafë Thanë janë regjistruar 126 570 udhëtarë për dalje nga Maqedonia dhe 84 2312 për hyrje në vend.

“Alsat” shkruan se një pjesë e madhe e qytetarëve shkuan për pushime në Shqipëri duke shfrytëzuar ditët e fundit para se të hyjnë në fuqi masat e reja për kalimin e kufijve, certifikatë e domosdoshme e vaksinës ose PCR test për hyrje.

“Numrat tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar ku për dalje nga Maqedonia janë regjistruar 81792 qytetarë tonë dhe për hyrje në vend 43987 qytetarë ose gjithsej 125779, tani ka rritje të qarkullimit të udhëtarëve dhe automjeteve për këtë sezon turistik.

Kjo tregon se numri i atyre që e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushime verore është shumë i madh. Fundjavën e fundit këtë muaj, që është festë në Maqedoni, pritet të vazhdojë me të njëjtën dinamikë deri më 1 shtator”- deklaroi Merlina Islami, zëdhënëse e MPB-së- Ohër.

Megjithatë, punonjësit turistik thonë se masat e reja negativisht do të reflektohen për pjesën e mbetur të sezonit, pasi ka shumë qytetarë, që duan të pushojnë gjatë shtatorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme