Deutsche Welle i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri.
Të ashtëquajturit “klerikë” myslimanë, edhe pse gjenden prapa hekurave, ende përkrahin militantët e “shtetit islamik”.
Ata nënvizojnë se duhet të ishin të parët që të shkonin në vatrat e luftës për të mbrojtur popullsinë myslimane nga forcat e NATO-s dhe ushtria e presidentit sirian Bashar Al-Assad.
Një prej tyre është edhe Fadil Myslimani i cili sipas vendimit të gjykatës rezulton se përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të ndjekin rrymën tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.
“Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin Basharal–Assad ku edhe prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori. Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë,” ka rrëfyer Fadil Myslimani për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.
Reporterët vizituan edhe fshatin Leshnicë të Pogradecit, i cili u shndërrua në një bazë të islamit radikal në Shqipëri.
Duket se sot gjithçka ka përfunduar dhe banorët i janë rikthyer jetës normale. Ata që vuajnë ende janë familjarët e personave të zhdukur që morën rrugën për në Siri.
Të gjendur të pashpresë për t’i parë sërish, ata apelojnë për rikthimin e tyre.
Kryeplaku i fshatit Vladimir Lipo tregon se personat që ikën nga fshati për të luftuar në Siri nuk kanë qenë problematikë duke shprehur habi se si ata mundën të binin pre e islamit radikal.
Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni materialin e plotë të pregatitur në varjantin audio-video./DW/
https://www.youtube.com/watch?v=owRp-UzJVK4
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...