Kryeministri Edi Rama është nisur për në Kiev së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Kreu i qeverisë shqiptare në një postim në Facebook, njofton se është nisur drejt kryeqytetit ukrainas me ftesë të presidenti Zelensky.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama, krah fotove.
Vizita e kryeministrit shqiptar dhe atij malazez vjen pas më shumë se 100 ditësh nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Zyrtari i parë shqiptar, i cili vizitoi Kievin pas sulmeve të 24 shkurtit, është kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili më 27 prill, takoi Presidentin e Ukrainës, Zelensky.
Kjo do të jetë vizita e dytë e Ramës në Ukrainë, pasi ai ishte në janar të vitit 2020 në Kiev, kur Shqipëria kishte kryesimin e OSBE-së./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...