Sipërfaqet e mbjella me vreshta në Shqipëri janë rritur vit pas viti, veçanërisht gjatë 10-vjeçarit të fundit.
Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici tha se, “në një vit, Shqipëria konsumon afërsisht 6 milionë litra verë dhe në 2021 prodhimi vendas mbuloi konsumin me 212 ton, ndërsa një pjesë e konsiderueshme shkoi për eksport, ndërsa pjesa tjetër e verës erdhi nga importi”.
Sipas tij, prej disa vitesh Shqipëria eksporton verë në disa shtete të rajonit por edhe më gjerë.
Mbi 10 për qind e totalit të verës së prodhuar në vend shkon për eksport, ndërsa industria verës në vendin tonë është në fazën e rritjes së cilësisë së produktit sipas standardeve më të mira me qëllim tregtimin e vërës “made in Albania” në tregun ndërkombëtar.
“Diferenca mes produktit cilësor dhe verës së mirë është ende e dukshme dhe për këtë arsye produkti i parë shkon në tregun e huaj, çka tregon se ka ende potencial për të dalë në tregun ndërkombëtar, për ta promovuar produktin tonë,” u shpreh Civici.
Për të zgjeruar tregun e verës shqiptare qoftë brenda vendit apo edhe jashtë tij, si fillim duhet rritur cilësia e produktit dhe për të arritur deri këtu, Ministria e Bujqësisë po punon për të hartuar për herë të parë një ligj për vreshtarinë dhe verën.
“Është në përfundim Kadastra e Vreshtave, që do të na mundësojë një informacion të plotë dhe të saktë për vendondodhjen e vreshtave, të kultivarëve, të sipërfaqeve të sakta të këtyre vreshtave”, tha Civici, teksa vuri në dukjes se, kjo “databaze” do të sjellë përcaktime për të rritur sigurinë dhe cilësinë, për të mundësuar konkurrencën e drejtë dhe për të luftuar informalitetin.
“Ata që do duan të përfshihen në këtë sektor, të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura dhe të përshtaten siç duhet me tregun. Duam të kemi një brand, ikona të verës shqiptare që konkurrojnë në tregun vendas me ato të importit, por edhe jashtë”, tha ai.
Aktualisht në Shqipëri operojnë mbi 35 kantina vere, të cilat janë të certifikuara dhe licencuara. /ATSH/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...