Google ADS

Mbetjet rrezikshme në portin e Vlorës, amianti do të groposej në Shqipëri

13:10 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

Nga Vlora, Ora News, jep detaje të reja në lidhje me kapjen e mbetjeve të rrezikshme në portin e Vlorës.

Ai bën me dije se trageti pak kohë më parë i është nënshtruar një remonti, ku i është hequr shtresa izoluese, e cila do të zëvendësohej.

Nga ana tjetër, sipas të arrestuarve, kjo ka qenë arsyeja e ardhjes së fuçive nga Itali, por ata janë shprehur se nuk dinin se çfarë kishte brenda tyre.

Ndërkohë, sipas policisë, lënda e amiantit do të groposej në Shqipëri, ndërsa ka dyshime të forta se kjo nuk është hera e parë që kjo lëndë është futur nga ky port.

Amianti është një lëndë që përdoret për ndërtim, por është e ndaluar në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, pasi shkakton sëmundje kancerogjene, si dhe shkakton ndotje në ambient.

Ngarkesa me mbetje të rrezikshme kancerogjene u kap në portin e Vlorës ditën e djeshme (19 shkurt), ndërsa ditën e sotme u bë një inspektim në këtë port.

Inspektimi u bë nga drejtori i portit i policisë dhe prefekti i qarkut Vlorë.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të rrezikshme amianti, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme