Rreth orës 19:40 pati një telefonatë në Sallën Operative të Stacionit të Policisë Kufitare në Shëngjin ku kërkohej ndihmë, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.
Në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me një mjet lundrues të Policisë Kufitare të Shëngjinit, të cilët kanë konstatuar se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të. Ai ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste ujë në brendësi.
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg. Policia Kufitare Shëngjin këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën./lapsi/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?