Google ADS

Mbeten aktive vatrat e zjarrit në Tropojë dhe Has, ja zonat më të rrezikuara

09:18 | 28 Korrik 2024
K.B

Në Tropojë dhe Has vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Vatrat janë aktive në zonën pyjore të fshatit Zogaj, në vendin e quajtur Maja e Krajlicës dhe në vendin e quajtur Firza e Qemes, afër fshatit Kishaj.

Për shuarjen e flakëve, pritet angazhimi i forcave zjarrfikëse.

Situata e zjarreve në bashkinë Has

Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri, ku aktualisht të dyja janë aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Has do të angazhohen: nga bashkia 50 forca, dhe nga Reparti usht. nr.1120 Kukës 30 forca, 1 Autozjarrfikëse dhe 1 mjet transport trupash.

Situata e zjarreve në bashkinë Tropojë

Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë.

Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll. Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën dhe vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Tropojë do të angazhohen: nga bashkia 120 forca, -nga institucionet lokale 60 dhe forcat e armatosura sipas kërkesës së bërë. Në terren operacionet do të drejtohen dhe monitorohen nga Kryetarët e bashkive Tropojë dhe Has në bashkëveprim me drejtuësit kryesor të njësive ushtarake e të strukturave operacionale./abcnews.l

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme