“Mbështetësi i paepur i Shqipërisë”, Rama ndan foton me shefin e ri të NATO-s: Mik i veçantë

18:07 | 17 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në një takim në Selinë e NATO-s nga Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një foto të përbashkët me Rutten të cilin e quajti mik të veçantë.

“Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme