Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, në një intervistë për gazetën ‘MAPO’, ka folur edhe rreth diskutimeve të shumta që bëhen rreth identitetit kosovar dhe atij shqiptarë, si të ndarë.
Sipas saj identiteti kosovarë është vetëm një sajim politik që përdoret nga rryma të ndryshme politike në Kosovë.
Sipas saj regjimi serb është munduar vazhdimisht që të bëjë një shkëputje të identitetit, kulturës se gjuhës shqipe, duke u munduar të paraqesë si të ndrysëm shqiptarët e Kosovës nga ata të Shqipërisë.
Shahini madje thotë se ka mospajtime të thella edhe me opinionistët kosovarë të cilët mundohen që të ndërtojnë konceptin e ‘kombit kosovarë’
Besa Shahini është nga Kosova, ndërkohë kur është zgjedhur në postin e ministres së Arsimit në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ka pasur reagime të shumta nga Kosova.
Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë e Presidencës shqiptare, duke thënë se kanë emëruar në postin e ministres së Arsimit mbesën e Ibush Kllokoqit, për të cilin Rexhep Selimi thotë se ka qenë një ‘spiun i UDB-ës”.
“E përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për Ministër te Punëve te Jashtme te Republikës se Shqipërisë. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emëruarën për Ministre te Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova ne Qeverinë shqiptare qe nga Hasan Prishtina e këtej. Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverinë e Shqipërisë e tash i dërguari i Batonit, apo edhe me keq! A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesën e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit për Ministre te Arsimit? Sa mire qe nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njëjta dore. Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, per shembull!” kishte shkruar deputeti Rexhep Selimi në profilin e tij në facebook.
MAPO: Në Kosovë ka një debat, ose një pretendim për identitet kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar. Çfarë mendoni ju për këtë temë?
Shahini: Kjo është një temë delikate dhe më duhet të kujdesem se si të përgjigjem. Identiteti kosovar, në një rrafsh është i vërtetë dhe real, ndërsa në një rrafsh tjetër është vetëm sajesë e rrymave të ndryshme politike për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Politikëbërësit jugosllavë kanë patur gjithmonë synim që të reduktojnë identitetin, kulturën dhe gjuhën shqipe duke identifikuar shqiptarët e Kosovës si të tjerë nga ata të Shqipërisë. Rrjedhimisht, janë munduar të zbehin lidhjet e natyrshme mes shqiptarëve duke na parë gjithmonë si rrezik për idenë e Jugosllavisë me shumicë popullsie sllave.
Pas luftës, në emër të konceptit të shtetit multietnik, të njëjtën politikë e kanë ushqyer fuqishëm edhe udhëheqësit ndërkombëtarë të Kosovës. “Kosovarët” ishte termi që përdorej për shtetasit e Kosovës, si ata shqiptar ashtu edhe ata serb. Me të vetmin dallim që serbët nuk është se e përbrendësuan termin “kosovar” – ata vazhduan ta quajnë veten vetëm serb – ndërsa një pjesë e shqiptarëve me bujari pranuan të quhen “kosovarë”, gjithmonë duke aluduar më shumë te shtetësia. Edhe pse ka një grup të vogël të opinionbërësve në Kosovë që mundohen ta ndërtojnë konceptin e ‘kombit’ kosovar, me të cilët kam mospajtime të fuqishme.
Aty ku mendoj se identiteti i shqiptarit të Kosovës ndryshon nga shqiptari i Shqipërisë është te socializmi disadekadash që ka ndodhur plotësisht i ndarë mes dy vendeve. Unë dhe një bashkëmoshatar i imi në Shqipëri kemi patur eksperienca krejt të ndryshme si fëmijë – kemi parë emisione të tjera në televizor: ai ka mësuar italishten si gjuhë të dytë, ndërsa unë serbishten. Kështu që, ky dallim ekziston, por po zbehet me secilën gjeneratë ngaqë po afrohen gjithmonë e më shumë njerëzit mes vete.
Gjuha është dallimi kryesor që kemi: unë flas shqipen standarde, por me elemente të gegërishtes, njëlloj si dikush në Shkodër apo Dibër, por shumica flet shqipen me elemente të toskërishtes. Për mua është pozitiv fakti që lejojmë dhe promovojmë diversitetin gjuhësor në shkolla, televizione apo hapësira të ndryshme publike. Rrjedhimisht, çuditem kur ish-deputetët e opozitës të cilët braktisen parlamentin, më sulmojnë rregullisht për mënyrën se si e flas gjuhën shqipe. Gjë që për mua shfaq njëfarë racizmi të brendshëm që ata ndiejnë ndaj një pjese të popullit shqiptar – një pjese të votuesve të vetë, se PD ka shumë votues që flasin si unë – të cilin unë nuk e kuptoj dhe e dënoj fuqishëm. Diversiteti është pasuri edhe unë ndihem mirë që në qeverinë shqiptare ka dy ministra që flasin pakëz më ndryshe se shumica.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit