Bajram Begaj kandidati i socialistëve për kreun e shtetit, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është miratuar që raporti për kandidatin për president të republikës, Bajram Begajn të kalojë në seancën plenare që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00.
Ndërkohë, deputetët që votuan kundër miratimit për kalimin e raportit në seancë plenare për kandidatin për president, Bajram Begajn ishin deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, si dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho.
Më herët, socialistët e dorëzuan zyrtarisht kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës, duke e mbështetur me 37 firma. /abcnews
Rama: Administrata publike ka arritur të prodhojë një rezult...
Kurti shpreh mirënjohje komandantit të KFOR-it për kontribut...
Rritja e pensioneve, Murati i reagon opozitës: Çfarë kanë bë...
Shokuese në Indonezi/ Babai shet foshnjën e tij 11-muajshe p...
Nesër mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lo...
Florida në gatishmëri të lartë, uragani “Milton” mund të jet...