Google ADS

Mbërrijnë në Shqipëri 44,460 doza Pfizer, Rama: Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv

21:55 | 16 Gusht 2021
Përparim Bublaku

44,460 doza vaksine anticovid Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur lajmin duke këshilluar që të gjithë duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit në muajin e hapur.

“44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme