11 700 vaksina anticovid Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme duke theksuar se procesi i vaksnimit nuk do të ndalet, derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit në vend.
Numri i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 1,079,650. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijohet pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit.
Mesazhi i Ramës:
Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.
Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim
Nga 1542 testime ka rezultuar pozitiv vetëm 1 qytetar nga Shkodra, ndërsa ka ndërruar jetë një 83-vjeçar nga Tepelena.
Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.
Më total janë kryer 777, 492 testime në total, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132,491. Deri më tani janë shëruar 129,929 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 2,455 të prekur me covid./TCH/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç