Google ADS

Mbante djalin 10 vjeçar të mbyllur në shtëpi, arrestohet babai

19:33 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Një 40 vjeçar nga Beratit mbante peng djalin e tij 10 vjeçar, duke mos e lejuar të dalë nga banesa.

Rasti është denoncuar nga komshinjtë e tij. Miri Dura, mësohet se ka pasur djalit pas divorcit vite me pare nga gruaja, e cila është larguar nga banesa

Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia. Menjëherë, policia dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qene i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike, ndërkohë qe po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje. Babai eshte ndaluar menjehere dhe po pyetet ne lidhje me ngjarjen./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme