Maturantët kanë vijuar protestën e tyre edhe sot para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.
Nxënësit ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.
Por ndërkohë drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë dje për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.
“Në lidhje me rishikimin e testit nuk shikoj asnjë arsye pikërisht për shkak të procedurave që ne ndjekim qe nga ndërtimi e dërgimi i tyre te maturantët. Jua them me bindjen më të plotë s’ka gabim. Nëse do të ketë një arsye për shpërndarjen e pikëve patjetër do ta bëjmë”.
Edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një reagim në “facebook” u dha besimin ekspertëve të provimeve, ndërsa e cilësoi protestën të nxitur nga opozita.
Mos dalja e çelësit me përgjigjet e sakta direkt pas përfundimit te provimit si në maturat e shkuara, sipas Rezana Vrapit, lidhet me variantet e tezave.
Megjithatë, në dy provimet e mbetura ai i matematikës në 15 qershor e i lëndës me zgjedhje në 18 qershor nxënësit do kenë më shumë kohë për ta plotësuar, nga 2 orë në dy orë e 30 min./TCH
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...