Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se te një 53-vjeçar nga Shkupi janë gjetur maska, armë, si dhe uniforma me logon e organizatës ekstremiste ‘maqedonase ’Vëllazëria Krishtere’’, e cila predikon “ideologjinë për bashkimin e ortodoksëve”, transmeton Gazeta Express.
Sipas raportit të portalit të gazetës “Fokus”, prokuroria ka filluar hetim kundër një personi, që dyshohet për punim të paautorizuar, mbajtje, dhe tregti me armë ose mjete eksplozive, sipas Kodit Penal të Maqedonisë.
Gjatë një kontrolli rutinë, sipas komunikatës, në veturën e tipit BMW më 15.09.2018 në orën 15.00, në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup, janë gjetur armë, konkretisht një revole, 43 plumba me kalibër 9mm dhe 15 plumba 7,6 mm. Vetura është drejtuar nga 53-vjeçari, banor i Shkupit, i cili është arrrestuar.
Me kërkesë te prokurorit publik dhe me aprovim nga gjykata përkatëse, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur mjete, uniforma me logo të organizatës ‘’Vëllazëria Krishtere’’, maska, komplet uniformë me maskë, disa lloje të thikave, dhe mjete të tjera.
Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike në Shkup vlerëson se janë përmbushur kushtet e parapara me ligj për shqiptimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, për të cilën dorëzoi kërkesë në gjykatën përkatëse. Gjykata e pranoi propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit i shqiptoi masën e
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara