Një 46-vjeçare nga Elbasani është vënë në prangat e policisë për mashtrim.
46-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar një të ri nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet rrjeteve sociale duke i marrë rreth 10 mijë euro.
Shtetasja ishte prezantuar me të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.
Njoftimi i policisë:
Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10 000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasja E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan.
46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...