Interpol Tirana bëri të ditur sot se ka ekstraduar nga Kosova 40 vjeçarin, Burim Haxhiolli, i cili është dënuar në Shqipëri me 13 vite burg, për veprën penale të mashtrimit të 400 personave.
Në bashkëpunim me Haxhiollin është dënuar dhe shtetasi tjetër kosovar, Valon Kyçyku, 43 vjeç me origjinë nga Prizreni. Të dy shtetasit kosovar u arrestuan në vitin 2010 për ngritjen e një skeme piramidale.
Mashtrimi
Këta të dy persona, për muaj me radhë, kishin arritur të ngrinin një strukturë piramidale në Tiranë, duke mundur që të mashtronin rreth 400 persona, nga të cilët dyshohet se kanë përfituar afro 500 mijë euro.
Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua gjatë orëve të natës, nga strukturat e Drejtorisë Kundër Krimit Financiar dhe njësisë Task-Forcë të Prokurorisë së Tiranës. Burimet thanë në atë kohë se Kyçyku dhe Haxhiolli u vunë në pranga në ambientet e një salle, pranë një kompleksi te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, teksa u jepnin leksione 100 personave që kishin mashtruar.
Nga të mashtruarit, 50 persona sapo kishin derdhur në llogarinë bankare, të hapur në emër të shoqërive të kosovarëve, “Euro Life Dooel” dhe “Gem Colection”, shumën prej rreth 2290 eurosh secili.
Njoftimi i policisë
Ekstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar :
Burim Haxhiolli , 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë.
Shtetasi Burim Haxhiolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Burim Haxhiolli në bashkëpunim me shtetasin V.K, kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...