Të paktën 60 persona janë shoqëruar nga policia për mashtrim me call-centerat.
Burime bëjnë me dije se punonjësit ishin të punësuar në emër të një kompanie izraelite.
Operacioni është shtrirë nëpër call-centera që njihen si bursa ose me emrin “Forex”.
Procedimi penal ka nisur nga ana e Drejtorisë Qëndrore të Hetimit në Policinë e Shtetit. Operacioni ka nisur që në orët e pasdites së të Enjtes dhe është në vijim, ndërsa punonjësit që janë shoqëruar në polici, po merren në pyetje.
Dyshohet në përfshirjen edhe të personave me shtetësi jo shqiptare ndërsa rëndon mbi ta akuza për veprën “Mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda”./fax.al/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...