Hider Buci, person në kërkim nga drejtësia shqiptare për mashtrim financiar të disa personave, është ekstraduar drejt vendin tonë dy ditë më parë, pas arrestimit në Greqi.
Lidhur me vënien e tij në pranga, policia njoftoi zyrtarisht, se Buçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli me 10 vite e 4 muaj më për veprën penale “Mashtrimi”, në bashkëpunim.
Vendime që rezultojnë se janë dhënë përkatësisht në vitet 2012 dhe 2013.
Sipas hetimeve, Buci njihej si kreu i një shoqatë që quajtur “Unioni Kombëtar i Emigracionit te Shqipërisë”. Në bashkëpunim me persona të tjerë, ai u premtonte qytetarëve të ndryshëm viza punësimi në Australi e Kanada, por edhe vendeve të tjera europiane, kundrejt shumave monetare 1.000 deri në 3.500 euro. Pas marrjes së parave, Buci dhe bashkëpunëtorët e tij nxirrnin pretekste ndaj qytetarëve të mashtruar, me pretendimet për shtyrjen e datës së marrjes së vizës dhe më pas ndërprisnin kontaktet me ‘pretë’, duke mos kthyer paratë e marra, por duke mos dhënë as vizat e premtuara.
Ndryshe nga ç’pretendonte, referuar hetimeve, Buci, i cilësuar truri i skemës mashtruese, dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk kishin mundësi të nxirrnin viza punësimi.
Ndalimi i Bucit, i jep fund edhe arratisjes së tij disa vjeçare, duke jetuar jashtë Shqipërisë./Syri.net
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...