Në Shqipëri tregtia online pati zhvillim të fortë gjatë pandemisë. Njerëzit të kufizuar në lëvizje e kishin mënyrën më të thjeshtë për të blerë në internet.
Por, shumë prej tyre janë hasur me eksperienca negative, kryesisht nga faqet e Instagramit, që nuk ofrojnë asnjë lloj garancie.
Të shumta janë komentet negative që njerëzit bëjnë nëpër faqe, ndërsa për shumë prej tyre rezulton edhe me kosto të larta financiare .
Sonila Kola, studente “Është shumë e vështirë të kthesh produktin mbrapsht nëse nuk të pëlqen. Edhe nëse i bën disa pyetje, ata të kthehen në mënyrë arrogante dhe janë të paduruar, sikur ne do ta marrim falas.”
Profesori i ekonomisë, Rezart Prifti mendon se me tregtinë online jemi në faza të hershme zhvillimi.
Ky sektor vuan edhe nga informaliteti i lartë, ndërsa ministrja Ibrahimaj është shprehur se një task-forcë është në veprim që do të identifikojë të gjitha subjektet pa NIPT dhe ata do të cilësohen si subjekte fizike.
Përveç tregtisë online kemi edhe posta private, të cilat asistojnë në një ekosistem, i cili ka nevoja të mëdha në rrugën drejt formalizimit./tch/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...