Ish-Kryeministri grek Alexis Tsipras ka kritikuar qeverinë e Greqisë të drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis për masat e marra për COVID-19.
Në një intervistë për televizionin ‘Kontra Channel’, Tsipras tha se për shkak të masave të marra, Shqipëria ka më pak viktima.
“Gabime janë bërë, por nuk i përdorëm për të bërë politikë. Por nuk mund të pranojmë që qeveria të shkojë ne ekstremin tjetër dhe të thotë që gjithçka e ka bërë shumë mirë. Sepse nëse thotë se është qeveria më e mirë në botë atëherë, çfarë duhet të thonë fqinjët tanë? Sepse nuk është vetëm Italia fqinje. I bie që zoti Rama që ka vetëm 25 vdekje është Perëndi, ose Borisov, i cili ka 35 vdekje i bie të jetë po ashtu gjysmëperëndi”, u shpreh ish-kryeministri.
Sipas ish-kryeministrit Tsipras edhe masat ekonomike të ndërmarra nga qeveria për përballimin e situatës nuk janë të duhurat./oranews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...