Masat ndaj Covid-19, Basha: Nëse do të isha unë kryeministër…

00:59 | 17 Mars 2020
Trina Galanxhi

Në një prononcim të dhënë për emisionin “Open” në TCH, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim basha thotë se duhen marrë 3 masa emergjente. I pyetur nëse do të ishte ai kryeministër, Basha tha se do të sillej ndryshe.

“Gjëja e parë, do të respektoja një nga parimet bazë të menaxhimit të krizave që e kam zbatuar edhe më parë me sukses të plotë. Është më mirë t’i dalësh përpara, është më mirë të bësh më shumë se sa të bësh më pak. T’i dalësh përpara, pra të parashikosh. T’i dalësh përpara të keqes dhe mos të mendosh sot për sot. Dua të bëj të qartë, fillimisht se kufizimet janë të domosdoshme, absolutisht dhe unë i bëj thirrje qytetarëve t’i respektojnë një më një kufizimet e vendosura. Por kufizimet e forta, masat ekstreme në çdo shoqëri, në veçanti në shoqëri si kjo e jona, kërkojnë masa mbështetëse.
Prandaj tre gjërat kryesore që duhen bërë një orë e më parë:

  1. Të sigurojmë vijën e parë mbrojtëse, mjekët. Pra të kemi mjaftueshëm pajisje për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor. Të sigurojmë që të kenë mjaftueshëm pajisje testuese. Të sigurojmë sot, jo në fund të javës, kur do të rritet fluksi apo javën tjetër ku unë shpresoj që jo, mund të rritet edhe më shumë, sot të kemi mjaftueshëm pajisje për të trajtuar të infektuarit. Ky është aspekti i parë, kjo është urgjenca absolute.
  2. Kemi 50% të popullsisë, e cila, edhe në kushte normale, mezi ia del. Ata kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë lër një paketë sociale si kjo që kemi propozuar ne, që trajton ketë shtresë dhe pensionistët. Zoti Rama shpalli edhe një tjetër propozim të bërë nga ne, mundësinë për të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm. E mbështes masën që moshat e treta të rrinë në shtëpi. Por duhet një paketë sociale për të gjithë familjet në nevojë, që t’u garantojmë një imum absolut.
  3. Sot, jo nesër, sot duhet te shpallet paketa për t’i ardhur në ndihmë operatorëve ekonomikë, veçanërisht biznesit të vogël, që është motori, shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Duhet të nisë që tani në mars pezullimin e detyrimeve të rënda për biznesin që nga deklarimi i tvsh-së, pagesat e kontributeve, pasqyruar financiare, pagesat mujore të tatim fitimit”– tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme