Masat e reja që do ndërmarrë qeveria, kryeministri shqiptar: 150 shkolla do të kenë oficerë sigurie

12:03 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama komunikoi me publikun disa masa të reja që do të ndërmarrë qeveria së shpejti, duke nisur nga shkollat.

“Kemi vendosur që të nisim zbatimin e programit të ri për oficerët e sigurisë në shkollat e vendit. Ky program u pilotua me rezultate të kënaqshme në 15 shkolla. Tani do të shtrihet në 150 shkolla, gjimnaze kryesisht, ku do të fillojnë nga puna menjëherë 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas. Sigurohet një hallkë e munguar, pasi oficeri i sigurisë nuk është polic, por kujdestar dhe ndërmjetës mes fëmijëve, mësuesve dhe prindërve. Është edhe vëzhgues i posaçëm me trajnim specifik”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se po punohet “për zbatimin e vendimit të heqjes përfundimtare të celularëve nga ambientet e shkollës, për nxënës dhe mësues”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme