Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.
Mësohet se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Gjithashtu bëhet me dije se në seancë dy të plagosurit nuk kanë dhënë deklarime.
Kujtojmë se masakra e Velipojës ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit ku si pasojë e një sherri për shezlongat u vranë 4 vetë. Viktimat janë Kujtim Ferracakut 59-vjeç, Xhovani Gocajt 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme vetëm 19 vjeç./albeu/
PDK thërret konferencë për media
Arrestohen 15 persona për trafikim të klandestinës në Tiranë
Shmanget fatkeqësia, gurë mbi trasenë hekurudhore Prishtinë-...
Fillon sezoni i ngrohjes në Prishtinë, Rama: Ky rrjet ngrohj...
Sveçla: Inteligjenca artificiale mjet i fuqishëm në luftimin...
Mbappe akuzon ashpër PSG-në për lajme të rreme – përgjigjet ...