Ministria e Brendshme shqiptare, në një reagim për mediat sa i takon masakrës me 6 të vrarë në Athinë thotë se nga informacionet paraprake nga autoritetet fqinje rezulton se viktimat nuk janë shqiptarë, por turq.
“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, thuhet në një reagim për mediat.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në periferi të kryeqytetit grek. 6 viktimat u gjetën të ekzekutuar në një makinë me targa gjermane.
Mediat greke shkruanin se viktimat dyshohet se ishin shqiptarë, megjithatë kjo nuk ishte konfirmuar zyrtarisht . Paraprakisht masakra në fjalë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përplasjes mes bandave.
Sa i takon dyshimeve se viktimat janë turq, këtë e konfirmon edhe e përditshmja Kathimerini. Sipas kësaj të fundit, ndonëse nuk janë identifikuar ende zyrtarisht, ata nuk rezultojnë të kenë rekorde kriminale në Greqi. Po ashtu, mësohet se asnjërit prej tyre nuk iu gjet armë me vete.
Hetuesit grekë kanë kërkuar ndihmën e Interpol dhe po punojnë me kolegët gjermanë për të identifikuar targat e mjetit.
Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja me qëllim identifikimin e autorëve. Sipas disa dëshmitarëve ata udhëtonin me një makinë me ngjyrë të errët dhe një motor.
Në vendngjarje hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 20 gëzhoja. 5 prej viktimave u gjetën të ekzekutuara brenda në makinë, ndërsa i gjashti u gjet jashtë mjetit. Ky i fundit dyshohet se ishte shoferi./tvklan.al
Βίντεο από το σημείο της δολοφονικής επίθεσης στη #Λούτσα – Οι πρώτες πληροφορίες κάνουν λόγο για έξι νεκρούς. pic.twitter.com/HFPgtskgHx
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) September 11, 2023
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League