Një katastrofë e vërtetë mjedisore mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në brigjet e liqenit të Fierzës në Kukës në 24 orët e fundit. Rreth 20 ton peshk i llojit gjuhëz është gjetur i ngrodhur në një gjatësi prej gati 10 km vijë panoramike, nga zona e urës së Drinit të Zi deri tek ura e Drinit të Bardhë.
“Kjo sasi masive e peshkut të ngordhur nga një distancë nga 8 deri në 10 kilometër, është e pazakontë. Gjendja është shumë e mjerueshme,10-20 tonë gjuhëz është e ngordhur në brigjet e liqenit”, -thotë eksperti i mjedisit dhe peshkut, Arben Palushi.
Sipas Palushit është hera e parë që në ujërat e liqenit të Fierzës të konstatohen sasi kaq të mëdha peshqish të ngordhur. Bëhet fjalë për peshkun e llojit gjuhëz, por specialistët ende nuk dinë të japin mendimin e tyre për shkakun e kësaj katastrofe. Situata ka alarmuar strukturat e agjencisë së liqenit dhe të turizmit të Bashkisë Kukës.
Edhe policia ka nisur hetimet ndërkohë që mostrat e peshkut u dërguan në laborator për t’ju nënshtruar analizave të plota. Për biologët kjo është katastrofa më e madhe ekologjike në Liqenin e Fierzës. Kjo nuk është hera e parë që probleme të tilla mjedisore prekin natyrën shqiptare. Rreth 1 muaj më parë Liqeni i Ohrit pësoi një rënie të ndjeshme të ujit e nuk dihet dëmi që mund t’u ketë sjellë gjallesave të tij.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...