“Masakër” në Greqi, shqiptarët përplasen me rusët

21:49 | 7 Mars 2019
Trina Galanxhi

Masakër në burgun grek të Koridallosit. Sipas mediave helene në një sherr mes të burgosurve, një ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Sherri ka zgjatur për 5 minuta dhe ka pasur një përplasje mes të burgosurve shqiptare, grekë, armenë dhe atyre rusë, me thika improvizuar.

Kishte një numër të madh të burgosurish në sherr”, tha një zyrtar për mediat greke. Viktima është një shtetas grek.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet që sollën këtë përplasje, ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë greke janë në terren. Po ashtu, siç shkruajnë dhe mediat greke, tensionit në këtë burg është i lartë.

Edhe disa ditë më parë ka ndodhur një përplasje e ngjashme, por pa viktima./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme